Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Aerodrome - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Aerodromet

Bazuar në Kodin Ajror të RSH, Ligji Nr. 10 040, datë 22.12.2008  “Aerodrom” është zona e përcaktuar mbi tokë ose ujë, përfshi çdo ndërtesë, instalim dhe pajisje, e cila përdoret tërësisht ose pjesërisht për mbërritjen, nisjen dhe lëvizjen e avionëve.

 

Në Republikën e Shqipërisë, Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) është përgjegjës për certifikim, aprovim dhe regjistrim të aerodromeve në dispozicion për shfrytëzim civil, përfshirë edhe heliportet. Për të verifikuar dhe siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit të aplikueshëm vendor dhe ndërkombëtar, inspektorët e aerodromeve bëjnë mbikëqyrje të vazhdueshme të sigurisë së aerodromeve përmes auditimeve, inspektimeve dhe monitorimit të aktiviteteve të tyre.

 

Varësisht nga natyra e operimeve dhe shkalla e shfrytëzimit, aerodromet civile kategorizohen në aerodrome të certifikuara, aerodrome të aprovuara dhe aerodrome të regjistruara.