Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë OSHEE - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

OSHEE

Shoqeria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.

Misioni dhe Prioritetet Strategjike

Përmbushja e kërkesave të konsumatorëve për furnizim të pandërprerë dhe cilësor me energji elektrike nëpërmjet një shërbimi efikas dhe modern. Integriteti, përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë shtyllat kryesore për realizimin e misionit.

Prioritetet Strategjike:         

– Forcimi i marrëdhënieve me konsumatorët dhe me partneret publikë e privatë;

– Arritja e performancës solide financiare

– Konsolidimi i besueshmërisë së kompanisë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Kapitali i Shoqërisë është 100 % shtetëror. VKM-ja Nr. 317, datë 27.4.2016 “Për përcaktimin e autoritetit publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërive të sektorit të energjisë elektrike”, përcakton se autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërive Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sh.a., dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., është Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Kapitali themeltar i Shoqërisë është i barabartë me shumën 30,099,101,000 Lekë (tridhjetë miliard, nëntëdhjetë e nëntë milion, një qind e një mijë Lekë).

Kapitali themeltar është i ndarë në 30,099,101 (tridhjetë milion, nëntëdhjetë e nëntë mijë, një qind e një) aksione të zakonshme me një vlerë nominale prej 1,000 Lekë (një mijë Lekë), secila.

Në momentin e nënshkrimit të këtij Statuti, aksionet e Shoqërisë janë të nënshkruara dhe të shlyera tërësisht nga aksionari si më poshtë vijon:

Kontributi i MEI është i barabartë me shumën 30,099,101,000 Lekë (tridhjetë miliard, nëntëdhjetë e nëntë milion, një qind e një mijë Lekë) dhe zotëron 30,099,101 (tridhjetë milion, nëntëdhjetë e nëntë mijë, një qind e një) aksione të zakonshme, të cilat përfaqësojnë  100% (njëqind  për qind) të kapitalit aksionar të Shoqërisë (“Aksionet e MEI ”).

“OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE“ është një person juridik shqiptar që ka formën ligjore të shoqërisë aksionare me ofertë private, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar ( “Ligji për Shoqëritë Tregtare”).

Objekti kryesor i aktivitetit të Shoqërisë është të ofrojë energji elektrike nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes për fushat e mëposhtme të mbuluara:

a.    Kryerja e veprimtarive të nevojshme dhe të drejtpërdrejta të lidhura me blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike, për furnizimin e klientëve tariforë të lidhur me rrjetin e saj të shpërndarjes, me tarifa të rregulluara në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licensën e akorduar;

b.    Kryerja e veprimtarive të nevojshme dhe drejtpërdrejt të lidhura me funksionimin e rrjetit të shpërndarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licensën e akorduar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

–    ndërtimin, funksionimin dhe pronësinë e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve;

–    lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike; dhe

–    instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike.

c.    Zhvillimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në përputhje me perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe bazuar në ndryshimet rajonale apo territoriale të kërkesës;

d.    Shërbime të tjera për klientët, që janë të nevojshme për të përmbushur detyrimet ndaj tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Rrjeti shpërndarës TL/TM/TU qe menaxhohet nga OSHEE sh.a përbehet nga elementet si vijon :

Kategoria e rrjetit shpërndarës Te dhënat teknike te rrjetit Mosha mesatare e rrjetit /pajisje
Numri km vjet
N/stacionet 110/35/20/10/6 kV 159 38
N/stacionet 110/20 14 12
Rrjeti shpërndarës 35 kV 1122 40
Rrjeti shpërndarës 10 kV 7539 40
Rrjeti shpërndarës 6 kV 5435 40
Rrjeti shpërndarës 20 kV 1517 12
Rrjeti shpërndarës 0.4 kV 28,800 38
Transformatorët 110/35/20/10/6 kV 312 38
Transformatorët 35/10/6 kV
Transformatorët 20/0.4 4056 12
Transformatorët 10/0.4 kV 9524 35
Transformatorët 6/0.4 kV 11016 35

Siç shihet rrjeti shpërndarës 35/20/10/6 kV përfshin një gjatësi rreth 15,600 km , vjetërsia e te cilit shkon nga 12- 40 vjet.  Vjetërsia e rrjetave dhe shfrytëzimi I një pjese te konsiderueshme te tyre ne regjim te mbingarkuar ka sjelle qe OSHEE sh.a te përballet me vështirësi ne menaxhimin e rrjetit , vështirësi , te cilat janë reflektuar ne cilësinë e furnizimit te konsumatorit : numri I ndërprerjeve ; kohëzgjatja e ndërprerjeve si dhe ne nivelin e humbjeve teknike dhe jo teknike.